Shkurt.ch
Zvicra do të përfaqësojë SHBA-në në Venezuelë
Cassis: "Zvicra me këtë veprim nuk po e merr anën e SHBA-së, “por me marrjen përsipër të këtij mandati mbrojtës po i vë në dispozicion shërbimet e saj të mira si shtet neutral dhe po ndërmjetëson në mënyrë që të mos ndodhë një përshkallëzim”"
SHBA dhe Zvicra kanë nësnhkruar të premten në Bernë një marrëveshje me të cilën Ministria e Jashtme e Zvicrës merr përsipër përfaqësimin konsullor në të ardhmen, të qindra qytetarëve të SHBA-së që jetojnë në Zvicër.
Pas përvojave pozitive nga rastet tjera, Departamenti Amerikan i Shtetit i është drejtuar Zvicrës. Ndonëse një platformë politike e njohur si “Fazilitation” (lehtësim) do të ishte e mundur në kuadrin e shërbimeve të mira, ajo tash për tash nuk parashihet, shkruan srf.ch.
Edhe Venezuela nga ana tjetër mund të kërkojë një mandat të ngjashëm mbrojtjeje për qytetarët e saj në SHBA. Por një kërkesë e tillë nuk është bërë deri tash nga ajo.
Siç dihet, në Venezuelë prej disa muajsh ka shpërthyer mosmarrëveshja në mes të pushtetmbajtësit Nicolas Maduro dhe Juan Guaido (kryetar i parlamentit), se cili nga ta është presidenti legjitim i vendit, transmeton albinfo.ch. SHBA është vendosur në anën e Guaido-s ndërsa Rusia mbështet Maduron. Po ashtu një pjesë e emadhe e sheteve perëndimore janë vënë në anën e Guaidos. Në këtë situatë, SHBA dhe Venezuela nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis ka konfirmuar për SRF pasditen e djeshme marrjen e mandatit të mbrojtjes. “Ne kemi marrë një kërkesë nga SHBA për një veprim të tillë dhe unë gjatë vizitës sime të fundit në SHBA jam konsultuar rreth kësaj. Tash, me hapin e fundit kjo është konkretizuar”.
Zvicra me këtë veprim nuk po e merr anën e SHBA-së, “por me marrjen përsipër të këtij mandati mbrojtës po i vë në dispozicion shërbimet e saj të mira si shtet neutral dhe po ndërmjetëson në mënyrë që të mos ndodhë një përshkallëzim”, ka thënë Cassis, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, zbatimi në jetë i kësaj marrëveshjeje varet nga miratimi i Venezuelës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












