Bota
26-vjeçari ther për vdekje mjekun gjerman në ordinancën e tij
Një person ka goditur me thikë një mjek në zyrën e tij dhe ka plagosur një kolege të tij. Policia ka reaguar shpejt dhe tani ka arrestuar një të dyshuar.
Veprimi i dhunshëm në zyrën e një mjeku gjerman: Është mëngjesi i së enjtes, ora 08.45, kur një person ther me thikë një mjek në Offenburg dhe kolegen e tij. Mjeku vdes pak më vonë, ndërsa kolegia pëson plagë, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane të Badenit, përcjell Albinfo.ch.
Ajo menjëherë ka filluar kërkimin e dorasit. Jo shumë larg vendngjarjes, më në fund është arrestuar një person 26-vjeçar. Por cila është arsyeja për krimin?
Shtetasi nga Somalia dyshohet se në ordinancën e mjekut ka ardhur në orët e para të mëngjesit pa kurrfarë termini të caktuar dhe menjëherë e ka sulmuar mjekun me thikë. Një kolege e tij është plagosur lehtë. Mjeku ka vdekur në vendngjarje.
Dyshimi ndaj 26-vjeçarit është konfirmuar, motivi mbetet i paqartë, kanë deklaruar nga policia dhe prokuroria. Deri më tani, i dyshuari nuk ka dhënë ndonjë të dhënë. Sipas komunikatës policore, ai është një azilkërkues që në Gjermani kishte ardhur në vitin 2015. Vendbanimi i tij aktual është në Offenburg.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











