Shqipëria
250 mijë mërgimtarë brenda 7 ditëve! Dyndje në pikat kufitare në Shqipëri
Emigrantë të shumtë vijojnë të kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit
Emigrantë të shumtë vijojnë të kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit pranë të dashurve të tyre.
Përgjatë kësaj jave, policia njofton se kanë hyrë në Shqipëri, përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete, raportojnë mediat në Tiranë.
Policia thekson se po punohet me sportele të shtuara, dhe në bashkëpunim me policinë greke e FRONTEX, në mënyrë që të sigurohet një lëvizje e njëtrajtshme, por edhe e kontrolluar e qytetarëve.
“Prej datës 23 kemi pasur një rritje të fluksit të qytetarëve. Kjo ka ardhur për shkak të festave të fundvitit. Ne kemi shtuar sportelet dhe po punojmë me kapacitet të plotë. Fluksi është shumë herë më i madh se vitin e kaluar. Gjithashtu, kemi marrë masa që të mos kemi radhë të gjata edhe gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë”, tha Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













