Lajme
Zvicër: 40% më pak të vdekur se javën e kaluar
Aktualisht BAG raporton 1007 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2449 raste të reja këtë pasdite të cilat kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve aktualisht është 981 ose 15 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 4.8 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 5 teste ishin pozitive.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë, transmeton srf.ch. Vëllimi mesatar 7-ditor i kryerjes së testeve është 25,574 teste në ditë, ose 8 përqind më i ulët se java e kaluar.
BAG raporton 26 raste të reja të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7 ditore është 10 të vdekur në ditë ose ë 40 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1007 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 77.0 për qind të shfrytëzuara, ndërsa, përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 68.0 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











