Lajme

2411 raste të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit, 2411 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 44,441, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 5.4 përqind.

BAG gjithashtu raporton 14 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 78 persona shtesë u shtruan në spital.