Kosova
24 vjet nga çlirimi i Kosovës
12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës. 24 vjet më parë trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, për të shënuar kështu edhe përfundimin e largimit të forcave serbe.
Kapitullimi i ish-Republikës së Jugosllavisë u bë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Para së të nënshkruhej dhe të miratohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, mijëra trupa të vendeve të NATO-s ishin vendosur në dy shtete, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Trupat e para që u futen në Kosovë ishin trupat e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat erdhën së pari në Kaçanik dhe vazhduan rrugën deri në Prishtinë. Grupi i Betejës i Gardës Irlandeze të Mbretërisë ishin ushtarët e parë që rrugëtuan nga Kaçaniku në kryeqytet.
Kjo ditë në Kosovë do të shënohet me aktivitete të shumta.
Do të bëhen homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi, nderime dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, nderime tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në Prishtinë etj., përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










