Kosova
24 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës
Pikërisht 24 vjet më parë, në Kosovë ndodhi eksodi i shqiptarëve të cilët po dëboheshin dhunshëm nga regjimi serb në krye me Slobodan Milosheviqin, politika e të cilit synonte spastrimin etnik.
Kështu, mbi gjysmë milioni shqiptarë u detyruan të iknin drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë..
Rreth gjysmë milioni shqiptar të Kosovës, të dëbuar me dhunë nga forcat serbe, u vendosën në Maqedoninë e Veriut, 24 vjet më parë.
Para hyrjes në Maqedoni, rreth 70 mijë refugjatë, me ditë të tëra mbetën të bllokuar në fushëgropën e Bllacës, pasi presidenti i atëhershëm maqedonas, Kiro Gligorov, kishte për qëllim t’i dëbonte në vende të treta.
Kosovarëve të dëbuar që u detyruan të qëndrojnë në Bllacë, në qiell të hapur, në 10 ditët e para të prillit 1999, u dolën në ndihmë qindra aktivistë vullnetarë të organizatave të ndryshme.
“Me shpërndarjen e ndihmave elementare higjienike,me artikuj ushqimor, batanije. Ishte një mobilizim i pa parë atëherë. Mbi 20 vetura dhe furgon ishin në dispozicion Shkup-Bllacë. Mbi 300 aktivist vullnetar, një pjesë bukur e madhe ata flinin bashkë me refugjatët”, tha për RTK Behixhudin Shehapi Kryetar i Organizatës Humanitare “El Hilal”.
Për shkak të presionit ndërkombëtar, më 10 prill të vitit 1999, Maqedonia e Veriut u detyrua të hapte kufirin me Kosovën.
Më shumë se gjysma e refugjatëve u vendosën nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kurse pjesa tjetër nëpër kampe.
“Kjo ishte pika e pranimit dhe e regjistrimit të refugjatëve,pastaj vazhdonin rrugën më tutje. Shumica e tyre vendoseshin nëpër familje private, në ndërkohë shteti i atëhershëm organizoj edhe hapjen e shtatë kampeve. Një ndër ato ka qenë Stenkoveci, Radusha, Çegrani, Strugë, Katllanovë dhe kështu me radhë”, tha Sait Saiti Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.
Në pikën ku ndodhi katastrofa humanitare, në Hanin e Elezit, është ngritur një Qendër Përkujtimore, në të cilën qëndron edhe treni që kishte bartur shqiptarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












