Kosova
24 të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit.
Në raportin e përmbledhur të policisë nuk janë dhënë shumë detaje por thuhet se disa janë arrestuar për armbajtje pa leje narkotik e rraje, transmeton albinfo.ch.
Në një rast policia përmend se një i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti gjatë vizitës së djalit të tij, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë një person është arrestuar për shantazh dhe keqpërdorim seksual. “I dyshuari gjatë arrestimit ka tentuar të arratiset me ç’rast gjatë futjes nën kontroll të personit, lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












