Lajme
23 mjekë shqiptarë në Gjermani, të gatshëm për të ofruar asistencë
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke u nisur nga situata e krijuar do të japë kontribut për ofrimin e ndihmës shëndetësore për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani
Kushdo që ndodhet në Gjermani dhe ka nevojë për konsultim mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të 23 mjekëve që janë në dispozicionin tuaj.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke vlerësuar emergjencën, në të cilën ndodhet sot, gjithë bota, vendosi të japë kontributin e saj, duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Një tjetër ekip mjekësh, të gatshëm për të ofruar asistencë mjekësore, sapo është formuar. Të gjithë ata që jetojnë në landin e Rheinland-Pfalz dhe që kanë nevojë për konsulencë, mund të lidhen me mjekët tanë.
Mjekët do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhën gjermane.
Kushdo që ndodhet në këtë rajon të Gjermanisë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të poshtëshënuara, shkruan albinfo.ch.





E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











