Lajme
23 mijë qytetarë me COVID-19 sot nuk kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri
Qytetarët shqiptarë që janë të infektuar me COVID sot nuk do të votojnë për parlamentin e ri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e ditës së djeshme njoftoi se në total janë 23021 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri.
Por çfarë ndodh nëse të infektuarit shkojnë për të votuar? Kësaj pyetje Ilirjan Celibashi iu përgjigj duke thënë se çdo qytetar që do të paraqitet në qendrën e votimit nuk do të kthehet pa votuar, pasi nuk kanë mekanizma për të verifikuar nëse janë të infektuar apo jo, por nëse konstatohen se janë me COVID dhe kanë dalë nga banesa duke thyer karantinën është policia që merr masat sipas aktit normativ.
Gjithashtu në këto zgjedhje nuk kanë të drejtë që të votojnë as shqiptarët që janë kthyer nga Greqia dhe Maqedonia në ditët e fundit, pasi janë detyruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, vendim që ngjalli debat të fortë mes palëve, por Apeli Administrativ e la në fuqi./Abcnews.al
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










