Shqipëria
23% e familjeve e mbajnë “frymën gjallë” me remitancat
Për 9 muajt e parë të vitit 2019 të ardhurat e emigrantëve arritën në 351 milionë euro
Afërsisht një e katërta e familjeve në Shqipëri jetojnë duke pasur si burim kryesor të të ardhurave të tyre dërgesat e emigrantëve. Në një studim të bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, vlerësohet se 23% e familjeve në vitet 2014-2018 kanë përfituar nga remitancat, ndërsa vlera vjetore mesatare e këtyre dërgesave arrin në 2 mijë euro në vit për një familje.
“Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohet të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve”.
Raporti tregon se 69% e të ardhurave nga emigracioni shkon për përballimin e nevojave për konsum të ushqimeve dhe shpenzimet, e tjera në banesë si ujë dhe energji elektrike. Analizat e Bankës Qendrore kanë evidentuar se kostot e dërgesave të parave për emigrantët janë të larta, ndërsa forma kryesore e pagesave është “cash”-i, duke rënduar kostot në ekonomi.
“Vlerësohet që në mungesë të këtyre kostove, rritja ekonomike për vitet 2014-2018 do të ishte rreth 3.8%, 0.7 pikë përqindje më e lartë se norma faktike”.
Për 9 muajt e parë të vitit 2019 të ardhurat e emigrantëve arritën në 351 milionë euro, kundrejt 501 milionë eurove që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














