Lajme
220 infeksione të reja në Zvicër: Numri më i madh që nga 30 prilli
Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se ajo e ditës së djeshme, e mërkurë, kur ishin 193 raste të reja të konfirmuara
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 220 infeksione të reja me virusin e koronës për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se ajo e ditës së djeshme, e mërkurë, kur ishin 193 raste të reja të konfirmuara, shkruan sda.ch. Ndërsa të martën kanë qenë 132, të hënën 65 dhe të dielën, 110.
Deri më sot janë regjistruar gjithsej 35.022 raste të konfirmuara laboratorike me Covid-19.
Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 126.4 raste ose 23 për qind më shumë se sa në javën e kaluar.
Deri më tani, 1704 njerëz kanë vdekur nga ata që janë testuar pozitivisht për Covid-19, një më shumë se një ditë më parë.
4312 persona janëm shtruar në spital që nga fillimi i pandemisë, 8 më shumë se një ditë më parë. 958 persona të infektuar janë izoluar në saje të përcjelljes së kontakteve, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në karantinë kanë qemë 3096 njerëz për të cilët është konstatuar se kanë qenë në kontakt me të infektuarit.
Këto të dhëna vijnë nga 25 kantone të Zvicrës dhe Lihtenshtajni.
BAG njofton po ashtu se 8912 njerëz janë karantinuar pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










