Shkurt.ch
22 vjeçari, rekord në fluturimin rreth botës
E gjithë aventura e Carlo Schmid-itka zgjatur 40 mijë kilometra ndërsa aeroplani i tij ka fluturuar efektivisht 110 orë
Zvicerani 22 vjeçar Carlo Schmid është piloti më i ri i të gjitha kohëve që ka fluturuar i vetëm rreth botës. Këtë arritje e ka bërë për saktësisht 80 ditë dhe pritet se me siguri do të gjendet në librin e rekordeve të Ginist.
Me aeroplanin e tij të vogel njëmotorësh Cessna 210, zvicrerani i ri i ka rënë botës rreth e qark. Të shtunën, në orën 113.17 minuta ai ka arritur në fushën e aterrimit në Dübendorf të Cyrihut. Me rastin e aterrimit, atë e ka shoqëruar një formacion aeroplanësh ushtarakë të Zvicrës, një privilegj që për herë të parë i është bërë atij.
Ai është pritur nga qindra perona të entuziazmuar që valvisnin flamujt e Zvicrës.
Schmid ka filluar fluturimin e tij më 11 korrik pikërishht në Dübendorf. E gjithë aventura e tij ka zgjatur 40 mijë kilometra dhe për këto 80 ditë ai ka kaluar 21 shtete. Fluturimi efektiv i aeroplanit ka zgjatur 110 orë.
Rekordin si pilot më i ri që ka fluturuar rreth botës deri më tash e ka mbajtur amerikani 23 vjeçar Irving Barrington.
Ndërkaq Carlo Schmid nuk është mjaftuar vetëm me arritjen e tij në fluturim. Me moton “Round the world for children” (Rreth botës për fëmijët) ai e ka shfrytëzuar fluturimin e tij edhe për të grumbulluar para për fëmijët me kushte të vështira. Kështu, piloti i ri, me tu kthyer në Dübendorf, i ka dhuruar UNICEF-it një çek në vlerë prej 50 mijë frangash, të dedikuar për një projekt për arsimimin e vajzave në Indi.
Ndërsa i gjithë fluturimi, që ka kushtuar 500 mijë franga, është financuar nga sponsorë dhe dhurues privatë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












