Lajme
Sa fëmijë u abuzuan seksualisht nga priftërinjtë francezë që nga viti 1950 ?
Një komision nxori shifrën prej 216,000 fëmijësh të abuzuar seksualisht në kishat franceze

Një hetim mbi abuzimin seksual në Kishën katolike franceze ka nxjerrë në pah se rreth 216,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë francezë që nga viti 1950. Zbulimet në Francë janë të fundit që tronditën Kishën katolike romake, pas një sërë skandalesh të abuzimit seksual në gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, gjatë 20 vjetëve të fundit, shkruan The Guardian.
Raporti është përgatitur nga komisioni i pavarur për abuzimet seksuale në Kishë. Dhe zyrtari më i lartë i këtij institucioni u shpreh se 3 mijë mund të jetë një shifër më e vogël se ajo realja. Pra, priftërinjtë abuzues mund të jenë dhe më të shumtë në numër. Me pak fjalë, komisioni nuk ia ka dalë të zbardhë çdo gjë, por vetëm një pjesë të asaj që shumë priftërinj francezë kanë kryer këto vite.
Ashpërsimi i rregullave mbi kontrollin dhe raportimin është një paradigmë e pontifikateve të fundit, por skandalet vazhdojnë të shfaqen. Sigurisht, kisha është bërë më transparente dhe kjo kontribuon në një farë mënyre që njerëzit të flasin më shumë për pedofilinë dhe abuzimin.
Komisioni u krijua nga peshkopët katolikë në Francë më 2018 për të hedhur dritë mbi abuzimet dhe për të rikthyer besimin e publikut te kisha. Komisioni ka punuar në mënyrë të pavarur nga kisha. Sauvé tha se problemi ekziston ende. Ai shtoi se kisha deri në vitet 2000 kishte treguar indiferencë ndaj viktimave dhe kishte filluar të ndryshonte qëndrim vetëm në 2015-16.
Jean-Marc Sauvé, kreu i komisionit, tha se komisioni kishte identifikuar rreth 2,700 viktima përmes një thirrje për të dëshmuar dhe mijëra të tjerë ishin zbuluar nga arkivat. Por, një studim i gjerë nga grupet kërkimore dhe sondazheve vlerësoi se kishte pasur rreth 216,000 viktima dhe numri mund të rritet në 330,000, kur të përfshihet abuzimi nga anëtarët laikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz