Lajme

21-vjeçari shqiptar humb jetën nga një aksident në Itali

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Raportohet se një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s në Itali, përcjell albinfo.ch.

Referuar mediave italiane, Xhemal Letija po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Organet e shëndetësisë thonë se i riu dha jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të emergjencës për ta shpëtuar.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.