Kosova
21 persona humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë
Të paktën 21 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën.
Vetëm në zonën e Jabllanicës kanë humbur jetën 17 persona nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut që mbrëmë goditën BeH.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra njerëz janë ende të zhdukur.
Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shkatërruan rrugë, ura, madje edhe një hekurudhë. Kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur pa shtëpi.
Sipas njoftimeve të mediave, dhjetëra persona janë duke u kërkuar në lagjen Donja Jabllanica, ndaj dyshohet se bilanci i zi nga vërshimet është shumë më i lartë.
U përmbytën edhe zonat e Kiseljakut, Kreshevës, Vareshit, etj.
Profesori dhe dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Matematikës në Sarajevë, Nusret Dreshkoviç, ka folur për Klix.ba për shkaqet e përmbytjeve katastrofike në BeH, duke theksuar se pasojat janë një kombinim i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë. “Ndryshimet klimatike po prekin drejtpërdrejt Bosnjën dhe Hercegovinën, siç konfirmohet në raportet kombëtare, dhe kushtet e motit po bëhen më ekstreme”, argumentoi ai.
Dreshkoviq paralajmëron rritje të paqëndrueshmërisë në regjimin e reshjeve, duke pritur ndryshime edhe më negative gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Ai thekson se rritja e temperaturave të dimrit po shkakton shkrirjen e shpejtë të reshjeve, duke krijuar përmbytje të shpejta për shkak të kombinimit të shkrirjes së borës dhe reshjeve ciklonike.
Ai kritikoi mungesën e planifikimit urban që mund të zbuste pasojat e fatkeqësive natyrore. Ai beson se politikanët injorojnë ndryshimet klimatike dhe nuk konsultohen me shkencëtarët për masat për të zvogëluar rrezikun e fatkeqësive natyrore.
Ai thekson veçanërisht rëndësinë e pyjeve në rregullimin e rrjedhave të përmbytjeve dhe zbutjen e efekteve të thatësirës dhe bën thirrje që pyjet të menaxhohen me fokus në funksionin e tyre ekologjik, jo vetëm në masën drunore.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











