Kosova
207 milionë euro shkëmbim mallrash mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Ani pse produktet e Kosovës tash e sa kohë kanë nisur të plasohen në tregjet rajonale dhe ato evropiane, Kosova vazhdon të importojë më shumë sesa që eksporton, përcjell albinfo.ch.
Me Maqedoninë e Veriut, vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti janë realizuar 207 milionë euro shkëmbime tregtare. Por edhe me këtë vend, Kosova më shumë importoi sesa që eksportoi.
Kosova është partner i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut dhe vlerësohet si një ndër vendet me këmbimin më të madh tregtar për vendin tonë fqinj.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni, në një deklaratë dhënë për RTK-në, tha se në gjysmën e parë të këtij viti 207 milionë euro është këmbimi tregtar mes këtyre dy vendeve.
Iseni vlerëson se Maqedonia e Veriut eksporton më shumë në Kosovë se sa po importon.
Infrastruktura rrugore e rregulluar së fundmi ka ndikuar edhe më shumë në shkëmbime tregrtare, gjë që, sipas Isenit, e ka bërë më të qasshëm tregun e Maqedonise se Veriut. Sipas tij, ndërtim autostrades Shkup- Bllace dhe ndërtimi i terminali doganor në Jazhincë do ta lehtesonte edhe më shumë lëvizjen e lirë të mallrave.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











