Lajme
2030, viti kur mund të aplikohet vaksina kundër kancerit
Suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid 19, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.
Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, kështu kanë thënë dy mjekët e famshëm që krijuan vaksinën anti Covid të Pfizer Biontech,
Profesorët gjermanë Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në lidhje me këtë vaksinë.
“Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci.
Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani , në vitin 2008, ku dhe kanë zhvilluar vaksinën Pfizer/ BioNTech të Covid.
I pyetur nga bbc, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.
Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid 19, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









