Kosova
2000 gra e çojnë në gjykatë Qeverinë e Zvicrës
Çfarë pretendojnë ato?
Raportohet se më shumë se 2000 gra e kanë çuar Qeverinë zviceriane në gjykatë me pretendimin se politika e saj për ndryshimin e klimës po shkel të drejtën e tyre për jetë dhe shëndet, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ardhur pasi temperaturat në Zvicër po rriten më shpejt se mesatarja globale dhe valët e të nxehtit janë gjithnjë e më të shpeshta.
Gratë zvicerane, të cilat e quajnë veten “Klubi i të Moshuarve të Klimës” dhe kanë një moshë mesatare 73 vjeç, thonë se ndryshimi i klimës po rrezikon të drejtat e tyre, shëndetin dhe madje, edhe jetën e tyre. Provat e tyre që kanë paraqitur në gjykatë përfshijnë të dhënat e tyre mjekësore.
Ata kërkojnë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut të urdhërojë Zvicrën të punojë më shumë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.
“Kjo është një ngjarje historike”, tha 64-vjeçarja Anne Mahrer, një anëtare e klubit, për agjencinë e lajmeve AFP.
Ajo shtoi se ndryshimet klimatike prekin të moshuarit në mënyrë disproporcionale për shkak të rreziqeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.
Observatori Evropian i Klimës dhe Shëndetit thotë se rritjet e parashikuara të temperaturës mesatare ka të ngjarë të kenë ndikime serioze në shëndetin publik në gjithë Evropën, veçanërisht tek të moshuarit. Sipas raportit të këtij institucioni, në 20 vjetët e fundit vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë tek njerëzit më shumë se 65 vjeç në Evropë është rritur me më shumë se 30%.
Qeveria zvicerane nuk e mohon se ndryshimi i klimës mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve, por thotë se nuk mund të lidhet në mënyrë specifike me shëndetin e grave të moshuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









