Lajme
200 milionë euro për shërim jashtë vendit
Në vitin 2016, kanë qenë 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë Kosovës, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1.100 pacientë
Shumë qytetarë të Kosovës po shpenzojnë shuma të mëdha për trajtim jashtë vendit. Kjo shifër ka arritur në 200 milionë euro në vit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, thonë se këtë vit janë ndarë mbi 5 milionë euro për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, raporton “Evropa e Lirë”.
Janë 30 mijë euro të ndara për një pacient, si shumë maksimale që pacienti mund të përfitojë nga Ministria, për trajtim jashtë Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth gjashtë milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Në vitin 2016, kanë qenë 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë Kosovës, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1.100 pacientë.
Kurse, shpenzimet për mbulimin e këtyre rasteve kapin shifrën prej 8 milionë euro. Rreth 2 milionë euro, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpenzime shtesë dhe janë bartur si borxh për këtë vit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












