Lajme
200 milion euro në vit eksporti turk në Kosovë
Gjatë vitit 2014 Turqia ka parashikuar që në Kosovë të eksportojë mallra në vlerë prej 200 milionë euro
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qeveria e Kosovës në një delegacion të përbashkët kanë udhëtuar në Turqi në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2014 me Diasporën”. Me këtë rast, delegacioni është pritur në Odën Ekonomike të Izmirit. tregtisë, Ramdan Hasani dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ishin në krye të delegacionit ku bënin pjesë edhe disa pronarë të bizneseve nga Kosova.
Kryetari i Odës Ekonomike të Izmirit, Ekrem Demirtash, në fjalën e tij të përshëndetjes tha se shkëmbimet tregtare në mes Turqisë dhe Kosovës për çdo vit po rriten dhe paralajmëroi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, investimet turke në Kosovë do të rriten edhe më shumë, shkruan gazetaexpress.com.
Sipas tij, gjatë vitit 2014 Turqia ka parashikuar që në Kosovë të eksportojë mallra në vlerë prej 200 milionë euro.
Në anën tjetër kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini e falënderoi kryetarin e Odës së Izmirit për gatishmërinë e shprehur për të investuar në Kosovë në sektorët e prodhimit.
Sipas tij, politikat fiskale për investitorët turq ishin pikë tjetër e diskutimit, ku biznesmenët turq u fascinuan me shkallën e ultë të tatimit në korporata dhe fitim por njëkohësisht edhe në paga.
Shahini kërkoi që të mbështeten edhe prodhuesit e Kosovës për të marrë një hise të tregut me produkte kosovare e që ishte një gatishmëri edhe e kryetarit të Odës Ekonomike të Izmirit. Sipas Shahinit ky i fundit ka mbështetur këto iniciativa siç janë edhe përmes këtij panairi “Foodex” ku rreth 50 biznese nga Kosova po njoftohen me kushtet e bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta.
Në anën tjetër zëvendësministri Hasani në emër të Qeverisë së Kosovës tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve në të gjitha fushat është i lartë dhe për këtë duhet falënderuar politikë bërsitë e te dy shteteve që po krijojnë ura ndërlidhëse për bizneset dhe investitorët e të dy shteteve.
Ai shtoi se edhe në të ardhmen do të mirëpriten investitorët nga Turqia, ku sipas Hasanit në vendin tonë edhe tash kemi shumë investitorë që po operojnë në tregun e Kosovës. Përndryshe aktivitetet e bashkëpunimit në mes bizneseve kosovare dhe turke do t’i mbështet edhe në të ardhmen nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit, Diasporës, Bujqësisë, Tregtisë, Financave si dhe Agjencia e Promovimit të Investimeve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













