Lajme
200 infeksione të reja në Zvicër në 24 orët e fundit
Janë të paktën katër ditë me radhë që numri i infeksioneve ditore nuk bie nën 200
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 200 infeksione të reja nga koronavirusi, për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Të shtunën kishin qenë 253 raste të reja të konfirmuara, 268 të premten, 234 ditën e enjte dhe 234 ditën e mërkurë, raporton srf.ch.
Janë të paktën katër ditë me radhë që numri i infeksioneve ditore nuk bie nën 200.
Deri më tani në Zvicër janë gjithsej 38,124 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 1.716 persona të testuar pozitivisht për Covid-1,.
5.2 për qind e testeve të realizuara për koronavirus kanë rezultuar pozitive. Gjithsej 4433 persona janë detyruar të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë.
1568 persona të infektuar kanë qëndruar në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve, përcjell albinfo.ch. 4,632 persona të tjerë, të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit, janë karantinuar. Ndërsa 16.131 njerëz ishin në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Shifrat vijnë nga 25 kantone dhe nga Lihtenshtajni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













