Lajme
20-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Lozanë
Humb jetën shqiptarja në një aksident trafiku
Një aksident trafiku i mori jetën një vajze 20-vjeçare shqiptare me inicialet E.I, të martën pasdite, pranë Moudon, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht, afër Mudonit (Moudon), (VD) në rrugën Route de Berne, pasi u përplas me një automjet që udhëtonte në drejtim të kundërt, njoftoi policia e Vaud, shkruan 24heures.ch.
Policia bëri të ditur se derisa po lëvizte në drejtim të Payerne (VD) humbi drejtimin e automjetetit të tij në rrugën e kundërt. Të dy veturat u goditën përballë në drejtim të Lozanës.
“Një automobiliste e re me origjinë shqiptare, pak para orës 14h, në rrugën e Bernit (route de Bern) në Moudon (VD), në një përplasje kokë më kokë me një veturë që vinte nga krahu tjetër” tregoi për albinfo.ch Zamira Bytyqi.
Po ashtu, ajo tregoi se Viktima, është një vajzë 20-vjeçare me incialet E. I. nacionalitet zvicëran por me origjinë shqiptare.
Ajo ishte duke vozitur drejt Pajernit kurse vetura tjetër ishte në drejtimin e Lozanës, për një arsye të panjohur, ajo e la veturën e saj të devijonte nga rruga e saj dhe u përplas me automjetin i cili po mbërrinte në rrugën e kundërt, duke drejtuar në drejtim të Lozanës. Njofton policia e kantonit VD.
Rruga ishte e mbyllur gjer në orët e vona të mbremjes.
Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare. Ndërsa shoferi i veturës tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











