Futboll
20 Minuten veçon katër futbollistë të Kosovës
Mediumi zviceran, 20min.ch ka bërë një artikull rreth futbollistëve të Kosovës, në prag të ndeshjes Zvicër-Kosovë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror, përcjell albinfo.ch.
Ky medium ka renditur katër futbollistë, prej të cilëve duhet të ketë kujdes Zvicra.
Leon Avdullahu
Të premten mbrëma, në ndeshjen hapëse të Zvicrës në kualifikimet për Botëror kundër Kosovës, shumë sy në “St. Jakob-Park”, i mbushur deri në fund, do të jenë të drejtuar te Leon Avdullahu. Heroi i titullit me FC Basel dhe tashmë lojtari i ri i Hoffenheim-it vendosi para këtij grumbullimi që në të ardhmen të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën. Në stadiumin e tij të vjetër, “Joggeli”, mesfushori shpeshherë i thjeshtë, por gjithmonë i besueshëm, mund të debutojë në arenën ndërkombëtare.
Fisnik Asllani
Ashtu si Avdullahu, edhe Fisnik Asllani luan për TSG Hoffenheim në Bundesligë. I lindur në Berlin dhe i transferuar si junior në akademinë e Hoffenheim-it, sulmuesi i qendrës 23-vjeçar pati shpërthimin e madh vetëm sezonin e kaluar me surprizën SV Elversberg në Bundesliga 2, ku shënoi 18 gola. Tani Asllani dëshiron të përforcohet te Hoffenheim-i në elitën e futbollit gjerman dhe të shkëlqejë edhe me kombëtaren.
Vedat Muriqi
“Makthi më i madh i Real Madridit”, shkroi dikur një medium për Vedat Muriqin, pasi ai shënoi në tri ndeshje radhazi kundër madrilenëve me Mallorcën. Edhe te kombëtarja, statistikat e sulmuesit 1.94 metra janë mbresëlënëse: në 56 ndeshje me Kosovën ka realizuar 28 gola. Për krahasim: sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, në 77 paraqitje ka shënuar vetëm 18 gola.
Amir Rrahmani
Paksa më larg vëmendjes mediatike, por tepër i rëndësishëm, është kapiteni i mbrojtjes, Amir Rrahmani. Mbrojtësi i qendrës 31-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm i Napolit dhe ka pasur rol vendimtar në të dy titujt e fundit të kampionit të klubit nga Italia (2023 dhe 2025). Te kombëtarja, ai mban të fortë prapavijën përkrah shokëve më pak të dekoruar.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












