Lajme
20 milionë fëmijë në Evropë, në rrezik varfërie

Njëzet milionë fëmijë në Evropë, ose një në katër, janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Në këtë përfundim ka arritur një raporti të UNICEF-it, sipas të cilit, kjo është një rritje prej gati një milion fëmijë që nga viti 2019.
Raporti vë në dukje se më shumë se 11 milionë fëmijë dhe të rinj në BE vuajnë nga probleme të lidhura me shëndetin mendor. Për më tepër, pothuajse 1 në 20 fëmijë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes me pesticide, të cilat mund të shkaktojnë efekte të dëmshme shëndetësore dhe vonesa në zhvillim.
Sipas raportit “Gjendja e Fëmijëve në Bashkimin Europian 2024”, rritja e varfërisë, përkeqësimi i shëndetit mendor, abuzimi seksual në internet dhe ekspozimi ndaj ndotjes janë ndër sfidat me të cilat përballen miliona fëmijë në të gjithë BE-në. Në funksion të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, UNICEF-i i kërkon Bashkimit Evropian që të mbrojë dhe forcojë të drejtat e të miturve.
Edhe pse ka një mungesë serioze të të dhënave për shëndetin mendor në nivel të Bashkimit Europian, raporti konstaton se në disa vende ka pasur një rritje të problemeve të shëndetit mendor midis të rinjve evropianë gjatë dhe pas pandemisë Covid.
Gati 1 në 20 fëmijë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes me pesticide, të cilat mund të jenë veçanërisht të dëmshme për të vegjlit. Raporti thekson gjithashtu se në vitin 2019, viti më i fundit për të cilin ka të dhëna, janë regjistruar 472 vdekje të fëmijëve dhe të rinjve në BE për shkak të ndotjes së ajrit, shumica e të cilëve ishin nën një vjeç.
Ndërkohë që ka shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë, zhvillimet e shpejta në teknologjinë digjitale i ekspozojnë fëmijët ndaj abuzimit, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, bullizmin kibernetik dhe shfrytëzimin seksual. Raporti thekson se 1 në 8 fëmijë të moshës 12 vjeç e lart marrin rregullisht kërkesa seksuale të padëshiruara në internet.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor