Gruaja
20 markat që e bënë yll Fatmire Bajramajn!
Falë 20 markave mito që i kishte paguar babai policëve çekë, familja e saj kishte mundur të kalonte kufirin me Gjermaninë
Revista gjermane për femra “Brigitte” në numrin e saj më të ri i bën një portret interesant futbollistes më të mirë të kombëtares gjermane, shqiptares nga Kosova Fatmire Bajramaj.
Ylli 23 vjeçar i futbollit gjerman për femra, Fatmirja e cila njihet me emrin përgëdhelës “Lira” në këtë portretim flet se si në moshën e saj pesë vjeçare, në vitin 1993 bashkë me familjen kishte hyrë në Gjermani ilegalisht si refugjatë. Falë 20 markave mito që i kishte paguar babai policëve çekë, e gjithë familja kishte mundur të kalonte kufirin në mes të Çekisë dhe Gjermanisë (në landin e Bavarisë).
“Pa këto 20 marka sigurisht nuk do të bëhesha kurrë futbolliste” thotë Bajramaj në numrin special të revistës Brigitte, të botuar në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit të femrave që fillon më 26 qershor.
Ndërsa për faktin se luan pikërisht për Gjermaninë, ajo thotë se nuk është kontestuar asnjëherë. “Unë ndjehem si një gjermane. Së paku, të shumtën e rasteve”, ka thënë ajo. “Kur jam bashkë me gjermanë, jam shumë e qetë dhe e shtendosur. Por kur jam me familjen time, ka atmosferë të zhurmshme, të lezetshme dhe kaotike. Kljo pra është pjesa shqiptare në jetën time”.
Më tutje ajo vazhdon: “Gjermania është një vend i qetë, i ngadalshëm, një vend ku gjithçka planifikohet më parë. Ndërsa në Kosovë do të bësh diçka, atëherë kur ke dëshirë ta bësh. Në fakt, mua nuk më pëlqen të jetoj sipas planit. Por kjo bën pjesë në jetën time”.
Në vazhdim revista “Brigitte” e cilëson Bajramajn si njërën ndër futbollistet më të mira në botë, e cila ka realizuar të gjitha ato që mund të realizohen në futbollin e femrave.
Por, ajo është edhe simbol i një brezi të ri të futbollisteve – ajo i kushton po ashtu shumë rëndësi edhe pamjes së jashtme. Dhe ka dëshirë që kjo të vihet re nga opinioni. “Më zemëron kur ne nuk përceptohemi si femra”, thotë ajo. “ne luajmë në ligën tonë dhe e bëjmë mirë këtë. Futbolli i femrave është tërheqës dhe seksi”.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










