Bota
2 të vdekur në protestat antiqeveritare në Iran
Si reaksion ndaj protestave që po zhvillohen që nga e enjtja, autoritetet iraniane kanë bërë kufizimin e qasjes në platformat mobile të internetit
Në protestat kundër regjimit të mullahëve në Iran, që kanë filluar prej disa ditësh deri tash kanë humbur jetën dy persona.
Si reaksion ndaj protestave kundërqeveritare që po zhvillohen që nga e enjtja, autoritetet iraniane kanë bërë kufizimin e qasjes në platformat mobile të internetit, shkruajnë mediet botërore.
Sipas televizionit shtetëror, ky kufizim prek përdorimin e fjalëve “telegram” dhe shërbimin e fotografive dhe të videove, instagram. Kjo për faktin se, sipas qeverisë, pikërisht përmes këtyre platformave janë organizuar shumë demonstrata në vend.
Njerëzit kanë dalë në rrugë kundër papunësisë dhe rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë. Qeveria i ka gjykuar si ilegale protestat në fjalë dhe ka reaguar me dhunë kundër tyre.
Protestat të cilat po mbahen në së paku 9 qytete, përfshirë këtu dhe kryeqytetin, Teheranin, po shikohen në botë si nismë e një revolucioni të ri në këtë vend, pas atij islamik, të zhvilluar në vitin 1979. Studentët janë më së shumti të përfshirë në këto protesta.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









