Maqedonia
2 shkaqet e mundshme të aksidentit, ndërsa shoferët vdiqën të parët
Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat vendase ka pëmrendur dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë nga Maqedonia.
Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobusit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.
Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i viktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46, Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. Sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës së autobusit.
Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.
Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.
“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











