Lajme
2.6 % e prodhimit në Shqipëri është nga industria e drogës
Sipas këtij raporti, paratë e fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqiptare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se industria e drogës në Shqipëri përbën 2.6 për qind të prodhimit kombëtar. Shifra bëhet publike në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, paratë e fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqiptare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe.
Sipas Komisionit Evropian, në ekonomitë perëndimore si Franca, Italia, Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, pesha e industrisë së drogës në prodhimin kombëtar luhatet nga 0.07 për qind deri në 0.19 për qind.
Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar, industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat ose ai i hotelerisë dhe restoranteve.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor