Kosova
Remitencat nga diaspora arrijnë rekord, por ekonomia e Kosovës mbetet e brishtë
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kosovarët nga diaspora kanë dërguar në vendlindje mbi 651 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kjo shënon një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Megjithatë, ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se rritja e remitencave nuk tregon zhvillim ekonomik, por reflektim të krizës së brendshme. Safet Gërxhaliu shprehet se shumica e këtyre parave përdoren për konsum ditor, jo për investime afatgjata. Arton Muhaxhiri thekson se sa më shumë remitanca, aq më e dobët është ekonomia lokale.
Florin Aliu shton se mbështetja e diasporës është jetike për mirëqenien e familjeve, por varësia e madhe nga këto burime paraqet rrezik. Një rënie e mundshme e remitancave mund të ndikonte menjëherë në nivelin e zhvillimit ekonomik.
Ekspertët rekomandojnë politika që të kanalizojnë këto fonde drejt sektorëve prodhues dhe projekteve që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Statistika e remitancave (në milionë €):
2022: 555+
2023: 633
2024: 630.1
2025: 651.7
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










