Kosova
Kosovarët, të ‘zhytur’ në kredi, bankat lëshuan mbi 5 miliardë euro
Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat tregtare në Kosovë është rritur mbi 6 mijë deri në qershor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Afro 87 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi në gjashtëmujorin e parë. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro, për çka nga njohësit e ekonomisë vlerësohet si shqetësuese. Ndërsa norma mesatare e interesit ka shënuar një rënie të lehtë.
Përkundër kësaj, qytetarët ankohen për kamatat e larta, për çka thonë se po kanë vështirësi në kthimin e mjeteve. Ata theksojnë se për shkak të pagave të ulëta, po detyrohen të marrin kredi.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë se numri i përgjithshëm i kredimarrësve është 86 198 deri në qershor, mbi 6 mijë më shumë se vitin e kaluar në po këtë periudhë.
Në një përgjigje për KosovaPress, nga BQK theksojnë se shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është 5.35 miliardë euro.
Sipas BQK-së norma mesatare e interesit për kreditë e reja në muajin qershor 2024 përllogaritet 6.12 për qind, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 6.50 për qind.
Ndërsa nga Shoqata e Bankave kanë treguar se vlera e kredive të reja të raportuara deri në muajin qershor 2024 është 236.5 milionë euro.
Përveç rritjes së kredive, edhe depozitat kanë arritur vlerën prej 6.13 miliardë euro, duke shënuar rritje për 67.67 milionë euro.
Ndërsa, fitimi i pastër i bankave komerciale në vend nga janari deri në maj të këtij viti ishte 73.6 milionë euro. Kurse, fitimi i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare ishte 8.2 milionë euro gjatë kësaj periudhe, me një normë interesi në kredi 19 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











