Kosova
Kosova, e papërgatitur për regjistrimin e diasporës?!
Tash e 3 ditë në Kosovë ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, e i cili do të zgjasë deri më 17 maj 2024.
Derisa Agjencia e Statistikave të Kosovës ka krijuar një varg fushatash e thirrjesh për regjistrim, pjesa e popullsisë së Kosovës që jetojnë në diasporë duket të kenë mbetur anash këtij procesi.
Kush regjistrohet?
Sipas ASK-së procesit të regjistrimit i nënshtrohen të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 05 Prillit deri më 17 Maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen., raporton albinfo.ch.
“Më pas, ASK-ja në bazë të kriterit të Popullsisë së zakonshme rezidente do ta bëjë klasifikimin e personave rezidentë dhe jo rezidentë (gjatë kësaj periudhe mund të ketë numër të caktuar që regjistrohen, por që mund të jenë: turistë, punëtorë me punë te përkohshme nga shtetet e tjera, vizitë, ndonjë aktivitet kulturor a sportiv, kryesisht nga shtetet e tjetra)”, thuhet në njoftimet e publikuara nga ASK.
Por si qëndron puna me diasporën?
Javë më parë u tha se të dhënat për bashkatdhetarët, regjistruesit do t’i marrin nga familjarët e tyre të cilët banojnë në Kosovë, përmes një pyetësori të veçantë, i cili nuk është publikuar ende.
“Të gjithë pyetësorët do të bëhen publikë, sipas planit të aktivitete që ka ASK-ja. Për këtë do të njoftoheni me kohë. Regjistrimi i diasporës do të bëhet përmes një Pyetësori të veçantë (S1 – Pyetësori për anëtarët e ekonomisë familjare të cilët jetojnë jashtë vendit)”, thuhej në njoftimin ASK-së.
Por në kuadër të njoftimeve u publikua edhe një version për popullsinë që kanë lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident). Ata sipas ASK-së regjistrohen përmes një aplikacioni online (www.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së Regjistrimit. Por edhe në ditën e 3-të prej kur ka nisur regjistrimi, faqja e vënë në dispozicion është jofunksionale.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












