Kosova
Gërvalla në Senatin e Kanadasë diskuton sfidat e sigurisë
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori Peter Boehm, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Kanadasë.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë rreth rëndësisë së anëtarësimit të Kosovës në NATO si çelës për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit dhe rajonit.
Ministrja Gërvalla theksoi se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme ndaj sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Gërvalla falënderoi senatorin Boehm për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë ndaj Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë. Të dy palët shprehën dëshirën për të zgjeruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke krijuar kushte të favorshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









