Lajme

19 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Në Kosovë vazhdon të jetë i lartë numri i të vdekurve nga Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 19 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus, raporton Albinfo.ch.

Ndërsa numri i të infektuarve ka shënuar rënie krahasuar me ditët paraprake. 468 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve, derisa 683 pacientë janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 42.805 nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes”, njofton IKSHP.