Ekonomi
18,3 miliardë euro plus në arkat gjermane
Për shkak të gjendjes së mirë ekonomike shteti gjerman ka arritur të mbledhë një rekord të ri në arkat e tij, një plus prej 18,3 miliard eurosh, vlera më e lartë e siguruar nga vetë shteti që nga bashkimi i Gjermanisë
Ekonomia gjermane nuk po ka të ndalur. Në tremujorin e dytë prodhimi i brendshëm bruto është rritur me 0,6% me pasojë një rekord të ri plus në arkat e shtetit gjerman.
Rritja e investimeve dhe një konsumator gjerman në zell blerjesh kanë bërë që për herë të dytë edhe në këtë tremujor ekonomia gjermane të rritet me 0,6%, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, raporton “DW”.
Hovi ekonomik vjen nga brenda vendit. Mjaft kompani gjermane kanë rritur investimet, ndërkohë që edhe konsumi ka shënuar rritje me 0,8%, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të gjendjes së mirë ekonomike shteti gjerman ka arritur të mbledhë një rekord të ri në arkat e tij, një plus prej 18,3 miliard eurosh, vlera më e lartë e siguruar nga vetë shteti që nga bashkimi i Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













