Lajme
18 muaj burg për shefin e Aleancës Kosovare të Bizneseve
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dy vëllezërit Shahini (Agimi dhe Skënderi) kanë dëmtuar qëllimshëm Bankën TEB në Vushtrri në vlerë 250 mijë euro
Gjykata themelore e Mitrovicës, dega në Vushtrri e ka dënuar me 18 muaj burg, Agim Shahinin, drejtor i Aleancën Kosovare të Bizneseve, nën dyshimin se e ka dëmtuar qëllimisht një bankë komerciale në Kosovë. Po ashtu me 18 muaj është dënuar edhe vëllai i tij, Skënder Shahini, me të njëjtën vepër penale.
Por, sipas vendimit të gjykatës, dënimi ndaj vëllezërve Shahini nuk do të ekzekutohet, vetëm nëse ata përsëritin vepren penale gjatë dy viteve të ardhshme.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, datë 09.02.2017 e të cilin e posedon KklanK, të dy vëllezërit kanë dëmtuar qëllimshëm Bankën TEB në Vushtrri në vlerë prej 250 mijë eurosh.
TEB banka kishte ngritur aktakuzë në Prokurorinë publike të Mitrovicës në vitin 2012 se dy vëllezërit e kishin mashtruar bankën, pasi që e kishin tjetërsuar pasurinë e kompanisë së tyre “Besarti Company” që e kishin lënë peng për të marrë një kredi në vlerë prej 250 mijë eurosh.
Po ashtu pala e dëmtuar që në këtë rast është TEB BANK për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në Kontest civil. Agim Shahini, që drejton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë vendim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













