Shkurt.ch
18 milionë të papunë në Eurozonë
Numri i të papunëve në eurozonë ka mbërritur rekordin e tij të palavdishëm prej 18 milionë sish. Plot 18.002.000 persona janë të regjistruar si të papunë në shtetet e kësaj zone, bën të ditur zyra statistikore e BE-së Eurostat me seli në Luksemburg. Me këtë shifër është shtuar për 88000 veta numri i të papunëve nga qershori i këtij viti.
Përqindja mesatare e të papunëve në eurozonë tash është 11.3. Ndërkaq, në gjithë Bashkimin Evropian, mesatarja e të papunëve ka mbetur e pandryshuar, pas rekordit prej 11.4% që kishte njohur në muajin korrik.
Shtetet që janë goditur më së shumti nga papunësia janë shtetet që po kalojnë në krizë të rëndë ekonomike si Spanja (25.1%) dhe Greqia (23.1%).
Shkallën më të ulët të papunësisë e kanë shënuar në këtë periudhë shtetet si Austria me 4.5%, Holanda 5.3% dhe Gjermania e Liksemburgu nga 5.5%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











