Bota
175 vjet nga parku i Tivolit
Parku i dytë më i vjetër i argëtimit në botë, që ndodhet në Danimarkë, është zbukuruar të shtunën për të kremtuar kështu 175-vjetorin e themelimit të tij.
Kopshti Tivoli në Kopenhagë është duke kremtuar ditëlindjen e veçantë me një festival gjigant të dritave dimërore të destinuara për të ndriçuar mërzinë e dimrit. Në mesin e pjesëve kryesore të festivalit do të jetë një iglo kolosale dhe një mal i akullt të zbukuruara me 200 mijë drita, përcjell albinfo.ch.
Dritat dhe ngjyrat janë pjesërisht të rëndësishme për qytetarët në Kopenhagë përgjatë muajve të gjatë dimërorë, ku drita fillon vetëm pas orës 8 në mëngjes dhe errësira bie para orës 5 pasdite.
Tivoli tradicionalisht ka përdorur ngjyrat e verdha për shfaqjet e veta. Këtë vit parku i argëtimit vendosi të përdorë dritat LED, për çka muratori dhe dizajneri i festivalit, Jesper Kongsaug, ka thënë se japin më shumë ngjyra, duke ofruar sharmë të veçantë.
Walt Disney, i cili e kishte hapur parkun Disneyland në vitin 1955, disa herë kishte vizituar Tivolin dhe thuhet se ishte fascinuar nga ajo çfarë kishte parë. Festivali në Tivoli do të jetë i hapur deri më 2 mars.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










