Kosova
171 mijë kg mjete piroteknike janë importuar në Kosovë
Sa herë afrohet Viti i Ri, krismat me mjetet piroteknike bëhen më të shpeshta. Në rrugë, sheshe, por edhe ballkone, shpërthimi, por edhe lehtësia e fëmijëve që t’i blejnë ato në markete janë shndërruar në bezdi për qytetarët.
Psikologët e shohin me shqetësim tërë këtë situatë, pasi, bazuar edhe në të dhënat e Doganës, në vend janë importuar 171 mijë kilogramë mjete piroteknike.
“Gjuajnë vend e pa vend, ka pasoja sidomos për ne që jemi të vjetër, është edhe stresi”, ka deklaruar një banore e Prishtinës.
Një qytetar tjetër për RTK-në ka thënë se mjetet piroteknike rrezikojnë shtatzënat dhe të moshuarit. Disa të tjerë thonë se tashmë janë mësuar me këto krisma. E të tjerë, se po mbesin edhe pa gjumë për shkak të tyre.
E sipas psikologëve, meqë fishekzjarrët pëlcasin, atëherë kur nuk pritet, ato japin ndjesinë e rrezikut.
“Duke e pasur parasysh që zakonisht, mjetet piroteknike fishekzjarret, pëlcasin atëherë kur nuk pritet, ato i japin ndjesinë e rrezikut që është problematike për personat që nuk i presin ato, posaçërisht është problematike për njerëzit që kanë përjetime traumatike, përjetime të dhunës, stres postraumatik”, ka thënë për RTK-në psikologu Naim Telaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














