Shqipëria
170 turistë kanë zbarkuar këtë të shtunë në Vlorë
170 turistë nga Belgjika, Franca dhe Zvicra kanë zbarkuar këtë të shtunë, 09 mars 2019, në Vlorë, me anijen “La belle de L’ Adriatik”. Mbërritur nga Duvroniku i Kroacisë, anija do të qëndrojë në Vlorë këtë të shtunë, për të vijuar më pas drejt Sarandës dhe ishullit të Korfuzit në Greqi. Veç Vlorës, turistët kanë pasur mundësinë që sot të vizitojne nga afër dhe qytetin e Beratit dhe parkun arkeologjik të Apollonisë në Fier, ndërsa është e treta herë që mbërrin në brigjet shqiptare një anije e tillë, që itenerare të tilla do t’i ketë tashmë të zakonshme gjatë sezonit turistik të këtij viti, duke e kthyer Vlorën një nga destinacionet kryesore turistike.
Për ata turistë, të cilët kanë mbërritur në Vlorë, qyteti bregdetar është me të vërtetë dicka e veçantë, i bukur dhe që ofron një pamje mahnitëse, por veç Vlorës, kanë mundësinë të shohin dhe destinacione të tjera turistike të vendit, duke e kthyer Vlorën dhe Shqipërinë një nga destinacionet kryesore turistike të vitit 2019. Anije të tilla janë tashmë dhe të shpeshta në portet shqiptare dhe kryesisht në Vlorë, ndërsa gjatë sezonit turistik të vitit 2019, Vlora do të jetë një nga destinacionet kryesore turistike, për turistë të huaj dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












