Kosova
17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Sot shënohen 17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumenti më i lartë juridik që përcakton bazat e shtetësisë së vendit dhe udhëheq parimet e funksionimit të institucioneve demokratike, transmeton albinfo.ch.
Vetëm katër muaj pas shpalljes së pavarësisë, më 15 qershor 2008, Kushtetuta e Kosovës u vu në zbatim duke shënuar fillimin e një periudhe të re politike dhe juridike. Ajo e definon Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
Kushtetuta e njeh Republikën e Kosovës si shtet laik dhe shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete të tjera joshqiptare, duke garantuar të drejtat dhe liritë e secilit qytetar, pa dallim etnie, gjuhe apo besimi.
Me hyrjen në fuqi të saj, filloi edhe zbatimi i Pakos së Ahtisaarit një dokument i propozuar nga ish-kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, që ofronte një bazë për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe përfshirjen e komuniteteve në jetën politike të vendit, transmeton albinfo.ch.
Brenda një periudhe të shkurtër, institucionet e Kosovës arritën të hartojnë dhe miratojnë 40 ligje të rëndësishme që dolën nga kjo pako, duke përshpejtuar procesin e konsolidimit të shtetësisë.
Megjithatë, hyrja në fuqi e Kushtetutës është kundërshtuar që nga fillimi nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, të cilët nuk e kanë njohur shpalljen e pavarësisë. Deri më sot, Kosova është njohur nga 118 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Kushtetuta vazhdon të mbetet një prej bazave themelore të rendit juridik dhe politik të Kosovës, duke udhëhequr proceset e integrimit evropian dhe demokratizimit të vendit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










