Kosova
17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri
U bënë tashmë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës.
Grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada që nga 10 dhjetori, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Barrikadat në veri po vëzhgohen nga ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Të dielën një ekip i KFOR-it është sulmuar me mjete shpërthyese në Zubin-Potok.
KFOR-i në një përgjigje për Kohën ka thënë se afër patrullës së tij janë dëgjuar dhe parë të shtëna.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “lojërat e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë”.
Institucionet e Kosovës kanë thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, e në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se ato duhet të hiqen me dialog.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












