Kosova
Dhurohen 17 banesa për nder të Ditës së Pavarësisë
Kastrati: “Pa kontributin e mërgatës, nuk do të ishte i mundur ndërtimit të këtyre shtëpive e dhënia e banesave”.
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dhuruar çelësat e banesave të reja për 17 familje në nevojë.
Në këtë ceremoni gjithashtu u bë e ditur se do të ndërtohet një shtëpi e pleqve dhe 400 shtëpi të tjera nga kjo shoqatë.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ishte pjesëmarrës aty, deklaroi se patriotizmi nuk bëhet vetëm me pushkë, por edhe me zhvillimin e shtetit. Ndërsa deputeti i Kuvendit, Rexhep Selimi, tha se Halil Kastrati është duke e dëshmuar se shqiptarët janë të bashkuar si në luftë, por edhe në paqe për ta mundur varfërinë. E ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, uroi familjet për këto banesa, madje pati fjalë të mëdha për Halil Kastratin.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetar të komunave e qytetarë të shumtë. Themeluesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, deklaroi se pa kontributin e mërgatës nuk do të ishte i mundur ndërtimit të këtyre shtëpive, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











