Lajme
17.440 raste të reja dhe 37 vdekje nga Covid-19 në tri ditët e fundit
Këto raste pozitive kanë rezultuar nga 82,026 teste të realizuara brenda tri ditëve. Shkalla e pozitivitetit është 21.3 për qind
Zyra federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka raportuar 17,440 raste të reja pozitive me koronavirus, njofton srf.ch.
Bëhet fjalë për rastet e regjistruara gjatë tri ditëve të fundit, pasi që, siç është njoftuar tashmë, BAG nuk raporton gjatë fundjavave.
Këto raste pozitive kanë rezultuar nga 82,026 teste të realizuara brenda tri ditëve, shkruan albinfo.ch. Shkalla e pozitivitetit është 21.3 për qind. 259 njerëz duhej të pranoheshin në spital. Po ashtu gjatë periudhës në fjalë janë raportuar 37 raste të reja të vdekjes.
Numrat e rinj të BAG: 5256 raste, 26,537 teste, 19,8% normë pozitiviteti, 11 vdekje.
Të premten, BAG kishte raportuar për 6634 raste të reja infeksioni dhe 10 vdekje. Të enjten ishin 5256 infeksione dhe 11 vdekje ndërsa të mërkurën, 5596 raste pozitive dhe po ashtu 11 vdekje nga Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











