E-Diaspora
165 vite burg për grupin kriminal në Britani
Në total dënimi për pjesëtarët e këtij grupi anglo-shqiptar shkon në 165 vjet heqje lirie për aktivitetin e tyre kriminal që përfshinte tregtimin e drogës së klasit të parë në Anglinë qendrore
Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, përgjegjës për tregtimin e miliona funteve në vlerë të drogës së klasit të parë. Grupi i strukturuar kriminal prej 12 vetësh, shqiptarë dhe anglezë, por që kryesohej nga një 33-vjeçar shqiptar, e kishte shtrirë rrjetin e shpërndarjes së drogës në Anglinë qendrore, Oksford, Londër, Bristol dhe Birmingham.
Gjykata e Oksfordit ka dënuar kreun shqiptar të një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës me 25 vite burg, raporton “TCH”.
33-vjeçari Erald Mema, i cili sipas shtypit vendas, jetonte në Angli që prej vitit 2003 për të studiuar, është shpallur fajtor pasi më parë, 12 bashkëpunëtor të tij në këtë grup të strukturuar, 10 burra dhe 2 gra, e kishin pranuar fajësinë për furnizimin me kokainë në një vlerë që shkonte në disa miliona funte.
Në total dënimi për pjesëtarët e këtij grupi anglo-shqiptar shkon në 165 vjet heqje lirie për aktivitetin e tyre kriminal që përfshinte tregtimin e drogës së klasit të parë në Anglinë qendrore, dhe qytetet Birmingam, Bristol, Oksfod dhe Londër.
Në flagrancë një prej drejtuesve të grupit, anglezit Khalad Uddin, i cili shërbente si koordinator kombëtar për shpërndarjen e drogës, i dënuar me 16 vite burg, ju kapën gjysmë milionë sterlina para të thata, ndërkohë që ai bënte një jetë mjaft luksoze.
Duke dënuar kreun e grupit, shqiptarin Mema, i cili i mohoi akuzat, gjykatësi Ross, ju drejtua atij me fjalët: “Ju jeni një rast i rrallë, ju jeni njeriu kryesor në këtë operacion kriminal të organizuar. Askush që lexon gazetat apo shikon lajmet në televizionin nuk ka pikë dyshimi se një ndërmarrje kriminale si kjo e juaja, shkakton dhunë, madje serioze ku përfshihen armë dhe thika”.
Gjatë procesit gjyqësor të filluar përpara 3 muajsh u shfaqen filmime dhe survejime takimesh dhe bisedash telefonike në kuadër të operacionit “Stingray”.
Në shtypin britanik flitet prej kohësh për shtrirjen e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare të drogës nga Londra drejt pjesëve të tjera të Britanisë si në Anglinë qendrore, siç e vërtetoi edhe ky proces gjyqësor.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













