Kosova
153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë gjatë 2023
Ka disa ditë që janë publikuar statistikat e importit edhe eksportit nga Kosova, Por ajo çfarë bie më shumë në sy është se në vitin 2023, Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 188.5 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2022 regjistrohet një rënie për 44.8%. Përgjatë kësaj kohe Kosova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë 341.3 milionë euro.
Ndërsa në vitin 2023 vendi ka blerë nga Serbia 153 milionë euro më pak.
Sipas ekonomistëve në vend, janë disa faktorë që ndikojnë në uljen e importit nga shteti verior. Rënia ka nisur të ndihet pas muajit qershor. Në muajin qershor ndodhi rrëmbimi i tre policëve të Republikës së Kosovës prej Serbisë, që u pasuan me masa kufizuese të ndërmarra nga Prishtina ndaj importeve të Serbisë.
Por, pavarësisht shifrave të publikuara, raporti eksport-import mes dy vendeve mbetet negativ. Pra, Kosova më shumë blen mallra sesa prodhon dhe shet në vende të tjera.
Sipas të dhënave, rezulton se gjatë vitit 2023 çdo ditë nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 560 mijë eurosh. Vlerë që në vitin 2023 shkonte në 1 milion brenda ditës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














