Lajme
1500 veta protestojnë në Aarau kundër masave të koronës
Një aleancë e cila që qëndronte mbrapa organizimeve të tilla ka njoftuar se nuk do të mbajë tubimin në Aarau për shkak të mungesës së miratimit
Rreth1500 demonstrues ishin mbledhur sot në Aarau, sipas vlerësimeve të policisë për të protesuar kundër masave të koronës, raporton srf.ch
Tubimet në Aarau d he Wettingen AG ishin ndaluar më parë nga autoritetet.
Policia ka përdorur gas irritues kundër disa demonstruesve që kanë provuar të hynin në Schlossplatz në qytetin e vjetër të Aaraut, kryqytet i Kantonit Aargau, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas policisë, ishin përpjekur të zaptonin hyrjen me forcë. Me këtë rast, ka pasur edhe disa ndalime të protestuesve, raporton srf.ch
Policia thotë se ndërkohë situata është qetësuar përsëri.
Pothuajse asnjë nga demonstruesit nuk kishte vënë maskë, siç raporton nga vendi i ngjarjes një reporter i agjensisë së lajmeve Keystone-SDA.
Një aleancë e organizatave që kohëve të fundit qëndrojnë mbrapa organizimeve të ngjashme ka njoftuar këtë javë se nuk do të mbajë tubimin në Aarau dhe Wettingen për shkak të mungesës së miratimit, përcjell albinfo.ch. Ajo distancohet nga organizimi i demonstratës së paautorizuar.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, kjo aleancë ka shkruar se ajo nuk ka asnjë ndikim “në reagimin e qytetarëve të përgjegjshëm ndaj ndalimit të një aktivitteti të demokracisë direkte politike”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











