Shkurt.ch
1500 të vdekur në vit si pasojë e gabimeve të mjekëve
Sipas kryetares së fondacionit për mbrojtjen e pacientëve, në Zvicër brenda vitit vdesin rreth 1500 pacientë nga ky shkak
Një gabim fatal i një mjekeje gjinekologe në spitalin e Wilit, në vitin 2007 që ka shkaktuar vdekjen e një pacienteje, i ka kushtuar mjekes me dënim me kusht dhe me pezullim nga puna.
Dënimi i shefes së repartit të gjinekologjisë është shqiptuar në qershor të këtij viti. Ajo, sipas vendimit gjyqësor kishte bërë një diagnozë të gabuar.
Mirëpo, ky dënim duket se nuk do të mbetet i vetmi. Padia tash drejtohet edhe ndaj mjekëve tjerë të këtij reparti, të cilët nuk janë angazhuar seriozisht gjegjësisht nuk e kanë shqyrtuar sa duhet rastin gjë që ka shkaktuar marrjen e veprimeve të gabuara. Për palën akuzuese mbetet e qartë se vdekja e gruas në lindje ka qenë e evitueshme.
Por vdekjet si pasojë e diagnozave të gabuara mjekësore nuk janë fare të rralla në spitalet e Zvicrës. Sipas Margrit Kessler, kryetare e fondacionit për mbrojtjen e pacientëve, në Zvicër brenda vitit vdesin rreth 1500 pacientë nga ky shkak.
Kjo, siç është shprehur Kessler në radion DRS është e barabartë me numrin e viktimave që do të shkaktoheshin me rrëzimin e dy jumbo-jetëve. Dhe, ka shtuar ajo, askush nuk i përkrah familjarët e viktimave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












