Shqipëria
150 mijë turistë në muajt e parë të 2019 në Tiranë
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë nga rajoni e Evropa.
Drejtoreshë e Turizmit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari ka thënë për mediet lokale se gjatë muajve të parë të 2019-ës ka pasur një rritje me rreth 25% më shumë turistë në Tiranë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
”Ka një rritje të fluksit të turistëve dhe të Tiranës si destinacion, dhe gjatë 2019 janë 150 mijë turistë që e kanë vizituar kryeqytetin. Kryesisht turistët që vizitojnë Tiranën vijnë nga vende që kanë linja direkte, ku pjesa më e madhe janë gjermanë, italianë, por ka nga Turqia dhe nga Kina”, theksoi Koçollari.
Ajo tha se, atraksionet më të frekuentuara nga turistët janë pjesa qendrore e Tiranës, si sheshi ‘Skënderbej’, Pazari i Ri si dhe Muzeu Historik Kombëtar e Muzeu i Gjetheve.
Ajo shtoi se së shpejti qytetit të Tiranës do i shtohet dhe një atraksion i ri, që do jetë shtëpia muze e shkrimtarit Ismail Kadare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













