Shqipëria
150 mijë euro për studentët ekselentë që vijojnë studimet në SHBA

Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro, për të gjithë ata studentë ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbight”.
Këtë vendim e ka bërë të ditur ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili, i ndodhur në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit.
“Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj. Kjo nismë, në fakt, vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare”, shkruan Cakaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti